"Kur ne bënim fushatë, ju predikonit nga çadra. Me pak fjalë petulla me ujë", përplasen dy politikanët

Shqipëria

"Kur ne bënim fushatë, ju predikonit nga çadra. Me pak fjalë petulla me ujë", përplasen dy politikanët

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 15:47
Protesta e PD-se

Pas intervistës së Prec Zogajt sot në media, ku ndër të tjera bëri edhe një analizë të fushatës së PS dhe PD në qarkun ku ai kandidoi për deputet, në Lezhë, ka marrë përgjigjen nga një deputet i majtë i këtij qarku.

Pjerin Ndreu i është përgjigjur kandidatit të djathtë Zogajt, ku i ka kërkuar madje edhe ballafaqim me fakte konkrete në lidhje me atë çfarë kanë bërë dy kampet politike në këtë qark.

Reagimi

Mikut tim Prec Zogaj ! Per shkak te njohes tone te hershme e nje simpatie reciproke kam heshtur shpesh kur ke anatemuar fushaten e PS ne Lezhe ! Kam menduar se ligeshtimi per humbjen te ka erresuar logjiken, gjera qe edhe ndodhin. Por te thuash se PS nuk beri fushate, kjo është absurde ! Kur ne ishim ne fushate ju ishit ne cader dhe te Opinion duke predikuar Repupliken e Re dhe disfaten e Edi Rames. Petulla me uje dmth. Te sfidoj te nxjerrim publikisht takimet elektorale te PS dhe PD ! Hajde ta bejme dhe do kuptosh dhe vete diferencen. Votat jua bleu partia tjeter qe e di mire ti. U sul te bleje socialistet por bleu PD tende te shpartalluar .. Se fundi trego rezultatin ne fshatin tend ne raport me 2013 dhe pastaj une hesht ! Gjeje aresyen tjeter kund i dashur Prec.

Pjese e intervistes se Zogajt 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat