1 vit pa Ardit Gjoklajn, reagon deputetja: Vrasje e pastër e mafies në pushtet, drejtësia e Zotit nuk do mungojë

Shqipëria

1 vit pa Ardit Gjoklajn, reagon deputetja: Vrasje e pastër e mafies në pushtet, drejtësia e Zotit nuk do mungojë

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 16:36
Ardit Gjoklaj

Si sot një vit me pare 17 vjeçari Ardit Gjoklaj u gjend pa jetë në landfillin e Sharrës, por ende për atë nuk është gjetur asgjë fajtor.

Deputetja e PD-së, Mimoza Hajdermataj e ka kujtuar sot 17 vjeçarin, teksa kërkon edhe ndëshkim të fajtorëve nga drejtësia shqiptare.

STATUSI I PLOTË:

Cfarë ban afër makinës time mistrec… !?! Sepse veç te mirët kanë makina t’bukura zotni… Unë shes andrra zotni, …a e don nji andërr. Ato me lumtuni i kam lirë,…

….” Arditi i parritun”

Sot një vit , nga fundi tragjik i adoleshentit nga Tropoja Ardit Gjokjaj.

Vrasje e pastër e mafies në pushtet dhe e pushtetit vënë në funksion të saj.

Arditi një i ri shëmbullor në cdo vlerë, është precedenti më dramatik i thundrës së mjerimit, nën të cilën e ka zhytyr kjo qeveri dhe rilindasit, Shqipërinë dhe shqiptarët.

1 vit mungesë drejtësie për një vrasje makabër…

…ëndrra të varrosura….jetë e ndërprerë në mes.

Vënien e drejtësisë dhe zbardhjen e kësaj vrasjeje e ka bllokuar shteti duke lënë të tronditur thellë shpirtrat e prindërve, të afërmve dhe miqve të Arditit.

Drejtësia e Zotit nuk do mungojë për Arditin e parritur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat