Sejdini: Zjarret nga dora e njeriut, duhet të veprojë ligji

Shqipëria

Sejdini: Zjarret nga dora e njeriut, duhet të veprojë ligji

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 16:59
Qazim Sejdini

Zjarret janë shkaktuar nga dora e njeriut. Kështu ka deklaruar Kryetari i Bashkisë Elbasan Qazim Sejdini në një intervistë për Ora News. Qazimi sqaroi se është shumë e rëndësishme që të ketë ndërgjegjësim të opinionit publik, ndërsa theksoi se për autorët e këtyre zjarreve duhet të veprojë dora e ligjit.

Sejdini: Nuk duhet të jetë kështu për shkak të të nxehtit, por për shkak të dorës së njeriut. Nuk ka zjarr që mund të lindë për shkak të vapës. Vetëm dora e njeriut vepron, edhe  zjarri që ka pasur në Krastë të Elbasanit, ajo që ngelet për tu diskutuar është që të gjenden autorët e këtyre ngjarjeve.  Ky është një realitet dhe duhet të ngritur i gjithë opinioni në këmbë. Nuk mjaftojnë vetëm rojet e pyjeve që kemi vendosur ne. Zjarret bien në vende të spikatura, në vende që njerëzit kërkojnë të përfitojnë ose kërkojnë situata të pakëndshme. Për mua këtu duhet të veprojë dora e ligjit.

Kryebashkiaku Sejdini shprehur shqetësimin për mungesën e investimeve në repartin zjarrfikës.

Sejdini: Ministri ishte por nuk mori asnjë kontakt me përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe as zjarrfikëses të cilët ishin gjatë gjithë kohës në krye të detyrës dhe në atë kohë kur ishte ministri kishte përfunduar gjithçka. Do të ishte mirë të kishte marrë një kontakt dhe të kishte kontaktuar edhe për situatën dhe për ngjarjen, edhe për situatën e makinave të zjarrfikëses. Ky është një problem madhor që cdo verë duhet tja kujtojmë për të arritur atë që duhet. Janë me mjete shumë të vjetra. Nuk mund ti lësh fajin pushtetit vendor kur dihet që investimet në zjarrfikësin janë investime të mëdha, por të domosdoshme. Duhet të fillohet nga veshja e zjarrfikësve, për të ardhur më pas te makina, shkallët etj. 

Mjetet janë të amortizuara dhe po ti kishte një privat do ti kishte nxjerrë jashtë përdorimit. Shpërndarja e mjeteve dhe gjithcka i thënë nga pushteti qëndror pushtetit lokal ka qenë e cunguar. Edhe fondet për zjarrfikëset i ka ministria e Brendshme dhe ne e kemi funksion të deleguar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat