Sarandë/Merr flakë shtylla elektrike, qendra e qytetit pa drita

Shqipëria

Sarandë/Merr flakë shtylla elektrike, qendra e qytetit pa drita

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 20:50
Ilustrim

Flakët kanë përfshirë një shtyllë elektrike në qytetin e Sarandës. Mendohet se shkak janë lidhjet e ngatërruar të cilat qëndrojnë në ajër si një rrjet merimange.

Dyshohet se kablli është përfshirë nga flakët edhe për shkak të mbingarkesës. Si pasojë e zjarrit të rënë një zonë në lagjen 2 në qendër të qytetit ka mbetur pa energji.

Probleme të tilla ndodhin pikërisht në kohën kur qyteti bregdetar ndodhet në kulmin e sezonit turistik, kur është pushtuar nga pushues të huaj dhe shqiptarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat