Situata e zjarreve/ Prençi: Nesër helikopterët Viva operacion në Bogovë

Shqipëria

Situata e zjarreve/ Prençi: Nesër helikopterët Viva operacion në Bogovë

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 20:54
Shemsi Prençi

Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi i ftuar në “Ora News” ka folur për situatën e zjarreve ne vend, ku sot më problematike kanë qenë në Tiranë, mbi tunelin e Krrabës, në zonën e Shëngjergjit, në Ulez të Shkopetit, kemi pasur në kurorën e gjelbër të Laçit.

Mdërsa ditën e nesërme Viva Helikopter do të ndërhyjë në tre vatra zjarri në Bogovë të Skraparit

“Sot nga monitorimi që është bërë me helikopter rezultojnë mbi 20 vatra zjarri, por 9 kërkojnë ndërhyrje nga ajri. Në tërësi janë 640 vatra që nga qershori, 120 kanë kërkuar mbështetje operacionale nga Ministria e Mbrojtjes, nga kompania Viva Helikopter dhe nga Qendra e Menaxhimit në Bruksel.”

Problemi kryesor që mbetet është në Bogovë të Skraparit, janë 5 vatra zjarri dhe në 3 do kërkohet ndërhyrja nga ajri. Që në orët e para të mëngjesit me Viva Helikopter do të operojnë në zonën Bogovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat