Kallëzohet ish-drejtori i ALUIZNI-t Korçë, 96.2 mln lekë dëm buxhetit

Shqipëria

Kallëzohet ish-drejtori i ALUIZNI-t Korçë, 96.2 mln lekë dëm buxhetit

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 23:51
ilustrim

Kontrolli i Llartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori ish drejtorin e Aluiznit për qarkun e Korçës dhe 3 ish zyrtarë të tjerë të kësaj agjencië. Në deklaratën për mediat bëhet e ditur se pas auditimit ka rezultuar se personat e kallëzuar i kanë shkaktuar Buxhetit të Shtetit një dëm në total prej 96.2 milion lekë.

Kjo duke kryer legazime në zona të ndaluara nga ligji, afër rrugëve kryesore, lumenjve, kanaleve, shtyllave të tensionit të lartë pa dokumentacion, si dhe kanë kryer transaksione të paligjshme me pronat shtetërore dhe regjistruar privatizime, pa u paguar detyrimet ndaj Shtetit, duke tjetërsuar pronat “shtet” dhe kthyer prona nga lloji “shkëmb”në llojin”arë”, duke favorizuar persona të interesuar.

Procesi i auditimit ka nisur në datën 3 mars të vitit 2017, nga i cili u konstatuan parregullsitë.

Kështu në 375 raste, në marrjen e vendimeve në kualifikimin e objekteve informalë, ka dërguar pranë Bashkive në rang Qarku, vetëm shkresën për llogaritjen e pagesën e taksës së ndikimit në infrastrukturë, pa marrë konfirmim mbi pagesën e kryer, për dalje me vendim kualifikimi, duke krijuar një mungesë të ardhurash ne buxhetin e shtetit në vlerën 38,506,651 lekë.

Në 23 raste është evidentuar sipërfaqe parcelë ndërtimore brenda / jashtë vijës së verdhë e pa legalizuar prej 8207 m2, me një vlerë prej 18,468,003 lekë, duke shkaktuar mungesë të ardhurash në Buxhetin e Shtetit për fondin e kompensimit të ish-pronarëve.

Në 42 raste, legalizimi i objekteve informale është kryer në kundërshtim me dispozitat e ligjit të legalizimit

Po ashtu dhe në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Korçë janë konstatuar 10 raste me shkelje, teksa janë proceduar 5 ish punonjës të zvrpp-së dhe 3 punonjës aktual.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat