Moti i nxehtë - Katër familje në Ulëz luftojnë prej mbrëmjes së shkuar me zjarrin

Shqipëria

Moti i nxehtë - Katër familje në Ulëz luftojnë prej mbrëmjes së shkuar me zjarrin

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 10:39
ilustrim

Katër familje në zonën e Ulëzës luftojnë prej mbrëmjes së shkuar me flakët e zjarrit.

Shuarja është e pamundur me forca zjarrfikëse për shkak të terrenit të vështirosë së largësisë së zonës.

Familjet kërkojnë ndihmë nga ajri për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë, Emergjencat Civile bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 14 vatra zjarri në të gjithë vendin.

Sipas Emergjencave, në operacione janë angazhuar 98 zjarrfikëse si dhe 140 forca të ushtrisë e dhjetëra vullnetarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat