Vatra zjarri në Qarkun e Dibrës, angazhohen helikopterët VIVA

Shqipëria

Vatra zjarri në Qarkun e Dibrës, angazhohen helikopterët VIVA

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 12:39
Zjarri

Situata me flakët mbetet ende problematike, ku në Qarkun e Dibrës, në bashkinë Mat, Klos dhe Bulqizë vijojnë të jenë aktive disa vatra zjarri.

Prefekti i Dibrës, Ardit Kaja bën të ditur se zjarri nuk rrezikon zonat e banuara. Për eliminimin e vatrave të zjarrit ai shtoi se janë angazhuar forcat zjarrfikëse, ato vullnetare, ndërsa në terrenet e vështira kanë ndërhyrë nga ajri helikopterë të kompanisë Viva.

Kaja shfaqi rezerva edhe ndaj angazhimit të pushtetit lokal, që sipas tij nuk ka infrastrukturën e duhur për ndërhyrje në situata të tilla.

Si pasojë e zjarreve janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Me dhjetëra hektarë kullota, shkurre e pyje janë djegur, por fatmirësisht nuk janë regjistruar dëme në njerëz dhe bagëti. Kaja tha se Policia Dibër ka shpallur në kërkim një person që akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat