Jugu i vendit pa energji elektrike, ja çfarë ka ndodhur

Shqipëria

Jugu i vendit pa energji elektrike, ja çfarë ka ndodhur

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 22:19
Foto ilustrim

Pothuajse i gjithë jugu i vendit ditën e sotme ka qenë pa energji elektrike, shkak i mungesës së energjisë elektrike është bërë një defekt tek linja 220 KV e OST-së, e cila ka lënë pa drita një sërë nënstacionesh të OSHEE-së.

Pavarësisht se këto ditë gushti shënojnë dhe kulmin e sezonit turistik në Shqipëri, problemet me energjinë elektrike nuk kanë munguar.

Lajmin e ka bërë vetë të ditur OSHEE përmes një njoftimi. Pas disa minutash punime, defekti është riparuar dhe janë kthyer dritat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat