Zjarri masiv në Sarandë tërheq vëmendjen e medias së huaj, ja çfarë shkruan “CNN” e “TIME”

Shqipëria

Zjarri masiv në Sarandë tërheq vëmendjen e medias së huaj, ja çfarë shkruan “CNN” e “TIME”

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 23:23
Zjarret

Zjarri masiv që ka rënë në zonën e Muzinës në Sarandë mesa duket ka tërhequr vëmendjen e mediave prestigjoze si CNN dhe Time, të cilat kanë postuar foto nga flakët që kanë pushtuar një mal të tërë.

CNN shkruan në instagramin e saj zyrtar duke shpjeguar se zjarret në Shqipëri janë përhapur në të gjithë territorin, më së shumti në zona të vështira për t’u arritur.

“Zjarr në një pyll pranë Sarandës në Jug të Shqipërisë. Zjarret në pyje janë përhapur në gjithë Shqipërinë, më së shumti në zona të largëta ose të vështira për tu arritur, pasi vendi po përballet me temperatura të nxehta”- shkruhet në postimin e gjigandit amerikan të lajmeve.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat