Rama për rrugën e Arbrit: Për kalimin me automjet në këtë aks, nuk do t’ju duhet të paguani asnjë tarifë

Shqipëria

Rama për rrugën e Arbrit: Për kalimin me automjet në këtë aks, nuk do t’ju duhet të paguani asnjë tarifë

Nga: A.M. Më: 11 gusht 2017 Në ora: 16:01
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se është në finalizim procesi për nisjen e punimeve dhe mirëmbajtjen e rrugës së Arbrit.

Po ashtu, Rama ka thënë se ofertat do të priten deri në dt 2 tetor 2017 dhe komisioni do të shpallë fituesin brenda 60 ditëve nga data e mbylljes së ofertës.

Postimi i plotë:

RRUGA E ARBËRIT ÇEL PROGRAMIN 1 MILIARDË PER RINDËRTIM

Drejt finalizimit një proçes i stërzgjatur në vite që do të kurorëzohet, siç është premtuar brenda vjeshtës me nisjen e punimeve.

Është çelur dje koncesioni për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës së Arbrit, me një vlerë prej 33,6 mld lekë të reja. Ofertat do të priten deri në dt 2 tetor 2017 dhe komisioni do të shpallë fituesin brenda 60 ditëve nga data e mbylljes së ofertës.

Për kalimin me automjet në këtë aks, nuk do t’ju duhet të paguani asnjë tarifë.

Image
Rruga e Arberit
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat