Ilir Meta dekreton kolonel Bajram Begajn me gradën ‘Gjeneral Brigade’

Shqipëria

Ilir Meta dekreton kolonel Bajram Begajn me gradën ‘Gjeneral Brigade’

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 16:02
Ilir Meta

Presidenti  Ilir Meta ditën e  sotme ka dekretuar me gradën “Gjeneral Brigade” kolonel Bajram Rushit Begajn.

Begaj është me detyrë shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT. Kolonel Bajram Begaj u dekretua me gradën madhore me propozim të Ministrit të Mbrojtjes.

“Në mbështetje të nenit 92, gërma “d”, dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të pikës 3, germa “a”, të nenit 9, të ligjit 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të RSH ”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, Kolonel Bajram Rushit BEGAJ me detyrë “Shefi i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT”, i jepet grada.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat