Zjarri në Kuç, Kodheli: Rrezikohet edhe një repart ushtarak me municione

Shqipëria

Zjarri në Kuç, Kodheli: Rrezikohet edhe një repart ushtarak me municione

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 23:31
Mimi Kodheli

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka bërë thirrje të denoncohet çdo rast zjarrvënie të qëllimshme.  Duke e konsideruar situatën të rëndë ajo ka theksuar se në këtë mënyrë po dëmtohet imazhi i Shqipërisë.

Kodheli: Kjo e prish imazhin e Shqipërisë në një moment të sukseshëm për Shqipërinë kur flitet për një turizëm në rritje, kur flitet për një mikpritje, kur flitet për një Shqipëri e cila ndryshon çdo ditë pozitivisht. E prish imazhin e Shqipërisë ashtu siç prish pronat e qytetarëve ashtu siç prish dhe dëmton gjithcka të ngritur me mundim dhe djersë.

Kodheli ka parë nga afër punën e zjarrfikësve dhe ushtarakëve për shuarjen e flakëve në Vorë ku rreziku ishte tejet i lartë.

Kodheli: Kanë 48 orë që luftojnë me flakët. Krejt pranë zjarrit është vendosur një fabrikë që prodhon fishekzjarre, dhe po pranë zjarrit  është edhe një repart ushtarak që disponon armatime dhe municione. Të dyja janë objekte të një sensibiliteti të vencantë, ndaj të cilave duhet mbajtur një distancë e konsiderueshme kur flitet për një situatë të tillë.

Ndërkohë policia ka bërë të ditur se ka ndaluar shtetasin me iniciale R.L 16 vjeç banues në fshatin Gokaj  për zjarrin e rënë në Vorë. Shkak i flakëve është bërë cigarja që i riu ka hedhur mbrëmjen e dy ditëve më parë në kodrat e fshatit Kuç ku për pasojë janë djegur mbi 5 ha tokë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat