Aksidenti i deputetit të PDIU, PD: Policia po përpiqet të mbrojë mikun e Ramës

Shqipëria

Aksidenti i deputetit të PDIU, PD: Policia po përpiqet të mbrojë mikun e Ramës

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 11:10
Selia e Partise Demokratike

Partia Demokratike përmes një deklarate për mediat, ka kërkuar zbardhjen me transparencë të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm, ku deputeti i PDIU, Aqif Rakipi ka përplasur për vdekje me automjetin e tij një këmbësor.

Sipas PD, ka dyshime serioze se ngjarja po përpiqet të mbahet e fshehtë dhe të manipulohen provat dhe vendngjarja në favor të deputetit që sipas PD, njihet si mik i ngushtë i kryeministrit Rama.

Deklarata e plotë e PD

Partia Demokratike kërkon zbardhje dhe transparencë të plotë të një ngjarjeje të ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, ku të dhënat janë se deputeti Aqif Rakipi ka aksidentuar për vdekje me makinë një person.

Ka dyshime serioze se ngjarja po përpiqet të mbahet e fshehtë dhe të manipulohen provat dhe vendngjarja në favor të deputetit që njihet si mik i ngushtë i kryeministrit Rama.

Partia Demokratike i kërkon Policisë së Shtetit të bëjë publike ngjarjen dhe i kërkon prokurorisë hetim të plotë e të pandikuar politikisht. Të dhenat janë se deputeti mik i Ramës ka qënë me shumë shpejtësi kur ka përplasur për vdekje personin dhe është larguar edhe nga vendngjarja me makinën e tij. Prishja e vendngjarjes do t’ju sjellë vështirësi eksperteve në përcaktimin e shkaqeve te aksidentit. Për këtë arsye PD kërkon hetim e përgjegjësi të plotë para ligjit për deputetin dhe drejtesi për viktimën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat