Arben Llalla, PD-së: Është makabre e mjerim të bësh politikë me aksidentet

Shqipëria

Arben Llalla, PD-së: Është makabre e mjerim të bësh politikë me aksidentet

Nga: Bota sot Më: 12 gusht 2017 Në ora: 14:55
Arben Llalla

 Ndaj aksidentit me vdekjen e një këmbësori në Shqipëri, ku shkaktar ishte deputeti Aqif Rakipi, ka reaguar edhe Arben Llalla.

Ai, përmes një shkrimi të dërguar në “Bota sot”, ka thënë se është makabre të bëhet politike me aksidente.

Në shkrimin e tij, ai ia ka kujtuar opinionit dy ngjarje aksidentale ku PD është e përfshirë direkt, përcjell Bota sot.

Më poshtë shkrimi i tij i plotë: 

Ditën e sotme duke u gdhirë ndodhi një aksidentë me vdekje e një këmbësori, ku shkaktari i aksidentit ishte deputeti Aqif Rakipi. Nëse këtë askidentë do ta kishte bërë një qytetar i thjeshtë dhe jo një deputet apo politikanë ngjarja nuk do të politizohej kaq shumë sa të reagonte partia më e madhe opozitare PD, duke i dhënë ngjyra të theksuara politike ngjarjes aksidentale. Që nga fjala AKSIDENTË kemi të bëjmë me një ngjarje jashtë dëshirës njerzore, është një veprim që ka ndodhur befasisht jashtë dëshirës së palëve në ngjarje. Pra, as drejtuesi i automjetit nuk ka dashur të shkaktojë dëme, por edhe i ndjeri nuk ka dashur të ndodhej në vendin e gabuar për të humbur jetën e tij. Do të ishte më e ndershme që policia dhe palët e tjera të bëjnë punën e tyre të qetë, duke zbardhur aksidentin në fjalë, por si gjithnjë PD është partia që shkel mbi kufomat për të fituar pikë politike apo për të ardhur në pushtet duke gënjyer e shpifur.

Dua të sjellë në rikujtesën e opinionit dy ngjarje aksidentale ku PD është e përfshirë direket.

Më 2012 në rrugën Papër-Peqin një kampion me targa të Tetovës shkeli dy njerëz të cilët vdiqën në vend. Shoferi shqiptar, shtetas i Maqedonisë u ndal 48 orë, doli para trupit gjykues, komisionit rrugos dhe u la i lirë, pasi u vërtetua se dy shtetasit shqiptar që vdiqën tragjikishtë ishin fajtor për aksidentin. Sot e kësaj dite shoferi dhe kamioni me targa të Tetovës vazhdojnë punën e tyre të transporteve nëpër vendet e Ballkanit.

Ngjarja tjetër ka të bëj me një aksidentë të ndodhur në tetor 2003, në qytetin e Selanikut, përgjatë autostratës Panoramë-Selanik, ku një shtetas i Shqipërisë, ish-funksionar i SHIK, vdiq aksidentalisht i shkelur nga një greke 18 vejçare. U vërtetua se shoferja e re nuk kishte faj dhe u dënua me gjobë. Kësaj ngjarje tragjike PD e Sali Berishës nëpërmjet gazetës së saj 55, krijojë ngjarjen e saj fantastiko me paragjykime politike duke shkruar se ish-funksionarin e SHIK, e vranë sigurimi i Shqipërisë që drejtohej nga PS me sigurimin grekë, gjë që kjo ska qenë e vërtetë. I ndjeri miku im M.M jetonte i qetë në Selanik që nga viti 1997 dhe skishte patur asnjë shqetësim si nga ana e Greqisë ashtu edhe nga Shqipëria në lidhje me funksionin shtetëror që kishte patur më 1992-1997.

Ishte qeveria e PS e cila me kërkesë të Konsullatës Shqiptare në Selanik që dërgoj makinën e saj për të sjellë falas trupin e të ndjerit, duke lehtësuar sado pak shpenzimet e konomike që kapnin shumën 2000 euro. Ishte koha që në Shqipëri mbaheshin zgjedhjet vendore dhe PD shfrytëzonte çdo gjë për të rritur sado pak ritingun e saj të rrënuar.

I solla këto ngjarje për të sjellë në rikujtesë se PD bënë veprime çnjerzore për të ardhur në pushtet, duke përfituar mbi ngjarjet tragjike që ndodhin aksidentalishtë.

Është makabre e mjerim të bësh politikë me aksidentet që mund ti ndodhi çdo kujtë jashtë dëshirës./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat