Dule akuzon Ramën: Zjarret në Dropull e Finiq, politika të mbrapshta ndaj minoritetit grek

Shqipëria

Dule akuzon Ramën: Zjarret në Dropull e Finiq, politika të mbrapshta ndaj minoritetit grek

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 18:33
Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule ka hedhur një sërë akuzash të forta drejtuar kryeministrit Rama në lidhje me zjarret që kanë rënë në zonat e Finiqit dhe Dropullit.

Sipas Dules qeveria ka bërë pak ose aspka për të shuajtur flakët, një politikë e mbrapshtë kjo sipas deputetit në kurriz të minoritetit grek që jeton atje. 

Si argument, deputeti fitues në listën e PD-së së Vlorës shprehet se bashkitë e Dropullit dhe Finiqit janë përballur me mungesën e energjisë elektrike dhe të ujit.

“Prej një jave Bashkitë Dropull dhe Finiq në meshirën e zjarreve. Ndërprerjet e energjisë elektrike shumëorëshe. Uji i pijshëm me pikatore.

Thjesht pasojë e mungesës totale kapacitetesh, apo politika të mprapshta të mirëmenduara ndaj pjesëtarëve të minoritetit këto ditë festash?”- shprehet Dule.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat