Mbesa e Berishës fjalë zemre për "Dadën": Nuk mund të maten...

Shqipëria

Mbesa e Berishës fjalë zemre për "Dadën": Nuk mund të maten...

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 21:27
Dasara Malltezin

Në profilin e saj vështirë të gjesh momente hidhëruese, pasi që gjithmonë e sheh të qeshur. Por kjo ditë për Dasara Malltezin, mbesën e ish-kryeministrit Sali Berisha ka qenë e trisht.

Motra e vetme e Sali Berishës, Hajrie Osmani u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 77-vjeçare. Por edhe në këtë moment të vështirë shpirtëror, Dasara bën diferencën. 

Mungesën e Dadës, siç ajo e thërret, nuk do e ndjejë, pasi nga zemrat e shumta që ka postuar në foton e saj në rrjetin social Facebook, duket se do ta ketë gjithmonë aty, në zemër. 

Mbesa e ish-kryeministrit, në ato pak rreshta që shkruan, thotë se Dada i ka transmetuar vlera e dashuri që nuk mund të shlyhen. Vlera që kanë thyer edhe largësinë fizike mes tyre. Hajria Osmani ishte halla e nënës së saj, Argita Malltezit. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat