Shiu e stuhia rrëzojnë shtylla e pemë në Divjakë, ndërpritet energjia elektrike

Shqipëria

Shiu e stuhia rrëzojnë shtylla e pemë në Divjakë, ndërpritet energjia elektrike

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 10:38
Pas stuhisë në Divjakë

Mbrëmjen e një nate me parë, i gjithë vendi është përfshirë nga reshje shiu dhe stuhi që kanë vijuar deri në orët e para të së dielës.

Bëhet e ditur se në disa zona të vendit, përfshirë kryeqytetin ka pasur shkëputje të energjisë elektrike. Ndërkohë për shkak të motit të keq, zona e Divjakës nuk furnizohet me energji elektrike.

Siç do e shikoni nga fotot, dëmet gjatë natës kanë qenë të shumta. Era e fortë ka rrëzuar disa shtylla e pemë, duke shkaktuar dëmtime në rrjet.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike deklaron se grupet e punës janë në terren për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike.

Image
Pas stuhisë në Divjakë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat