Aksidenti tragjik/ Deputeti Rakipi kërkoi të shkonte në varrimin e viktimës që shtypi me makinë

Shqipëria

Aksidenti tragjik/ Deputeti Rakipi kërkoi të shkonte në varrimin e viktimës që shtypi me makinë

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 15:15
Deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi dhe viktima

Deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi ka tentuar që të negociojë me familjen e viktimës së aksidentit qe shkaktoi mengjesin e djeshem per te shkuar në ceremoninë e varrimit.

Këtë gjë e konfirmon vëllai i Sait Sorrës per panoramen.  Ai thotë se familjarët e deputetit Aqif Rakipi kanë tentuar të hyjnë në negociata që të marrin pjesë në ngushëllime e varrim, por deri tani nuk u kanë kthyer përgjigje.

“Ata na kanë sjellë fjalë, por ne ende nuk kemi pranuar asgjë. Duhet të konsultohemi fillimisht me njëri-tjetrin”, shprehet ai. Të afërmit thonë se nga i njëjti furgon nga ku ka zbritur Sait Sorra, kanë zbritur edhe dy kushërinjtë e tij. Ata kanë kaluar në anën tjetër të rrugës, ndërsa Saiti nuk arriti të kalonte pasi u përplas për vdekje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat