"Politikë me aksidente tragjike", PDIU ipërgjigjet PD-së dhe i kujton 7 teknikët!

Shqipëria

"Politikë me aksidente tragjike", PDIU ipërgjigjet PD-së dhe i kujton 7 teknikët!

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 15:11
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet e drejtuar nga Shpëtim Idrizi

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet e drejtuar nga Shpëtim Idrizi reagoi në lidhje me akuzat e vazhdueshme që Partia Demokratike po bën ndaj deputetit të PDIU-së, Aqif Rakipi që aksidentoi për vdekje një këmbësor disa ditë më parë në Tiranë.

Reagimi

PDIU i bën thirrje Partisë Demokratike në mjerim të mos bëjë rolin e hienave me një rast të një aksidenti tragjik që urojmë mos t’i ndodhë kërkujt.

Ndërhyrja politike dhe në raste të tilla aksidentesh është një politikë e mjerë jashtë çdo standardi demokratik dhe mënyra më absurde për të bërë opozitë.

Kujtojmë që vazhdon marrëveshja e 18 majit dhe PD është me 7 ministra në qeveri dhe i kërkojmë Prokurorisë dhe policisë të mos ndikohen nga ndërhyrjet apo presionet politike, por të kryejnë të gjitha veprimet konform ligjit.

I kërkojmë ndjesë dhe i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit për këtë rast tragjik të padëshiruar nga askush.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat