Sherr me pronaren e lokalit në Ksamil... dy vëllezërit e saj bëjnë për spital punonjësin

Shqipëria

Sherr me pronaren e lokalit në Ksamil... dy vëllezërit e saj bëjnë për spital punonjësin

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 21:29
Ksamil

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën turistike të Ksamilit, ku për motive të dobëta, një punonjës i një lokali është rrahur barbarisht nga dy persona, vëllezërit e pronares së biznesit ku ai punonte.

Gjithçka ka nisur për shkak të një sherri që punonjësi 42 vjeçar Artur Murataj ka patur me pronaren e lokalit. Sherri është bërë për motive banale, por pavarësisht shkakut, dy vëllezërit e pronares me inicialet A.S kanë ardhur menjëherë në lokal dhe kanë rrahur me grushte e sende të forta 42 vjeçarin.

Dy vëllezërit Valter Lala 27 vjeçar dhe Elton Lala, 41 vjeçar kanë goditur me sende të forta në pjesë të ndryshme të trupit punonjësin e lokalit duke e bërë atë për spital.

Më pas dy vëllezërit janë larguar menjëherë, teksa policia ka nisur hetimet dhe i ka shpallur në kërkim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat