Shpërthen Berisha: Janë mbytur 21 persona në plazhet e vendit! Brigjet tona nuk kanë shtet

Shqipëria

Shpërthen Berisha: Janë mbytur 21 persona në plazhet e vendit! Brigjet tona nuk kanë shtet

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 21:38
Ish kryeministri Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer në nota akuze ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama duke e cilësuar atë si njeriun më të papërgjegjshëm dhe shkaktarin e vërtetë të tragjedive që kanë ndodhur këtë sezon turistik në plazhet shqiptare.

Berisha shkruan në profilin e tij në Facebook se si asnjëherë më parë, në detrat e vendit janë mbytur plot 21 persona, ndërsa qeveria nuk është e aftë të garantojë as minimumin e ndihmës apo shërbimit të shpëtimit.

Ish kryeministri jep një shifër alarmante kur shkruan se në bregdetin shqiptar janë mbytur katër herë më shumë pushues se në mbarë Europën.

Për më tepër lexoni statusin e Sali Berishës:

Ne Shqiperi, kete sezon turistik u mbyten pushues 4 here me shume se ne mbare Europen!

Te dashur miq, sot mediat njoftuan mbytjen e radhes te nje pushuesi ne Velipoje, mbytja e trete kjo ne pese ditet e fundit ne brigjet e vendit. Kjo ishte viktima e 21-te e ketij sezoni turistik ne ujerat e brigjeve te detrave tona, sikur te ishin brigjet e askujt.

Me viktimen e sotme numri i pushuesve qe u mbyten vetem ne ujerat e brigjeve te detrave te vendit kete sezon turistik, kalon me mbi kater here numrin e pushuesve te mbytur ne te gjitha brigjet e detrave te Europes. Kjo shifer e paregjistruar kurre me pare ne Shqiperi, deshmon keshtu se brigjet tona jane brigje te nje vendi pa shtet, brigje ne te cilat, pavaresisht nga taksat qe paguajne pushuesit, jeta e tyre nuk kushton asgje dhe, kunder rrezikut qe paraqet uji, nuk investohet qofte dhe nje qindarke nga qeveria apo bashkite per shpetimin e njerezve ne rrezik mbytje.

Duke shprehur ngushellimet familjes se viktimes se radhes dhe familjeve te te gjitha viktimave qe u mbyteb kete vere pa patur asnje lloj ndihme te shpejte shpetimi, denoj si te papergjegjshme dhe kriminale qendrimet e qeverise dhe vet Norieges per mungesen e plote te ndihmes ndaj rrezikut te njohur qe ekziston per jeten e pushuesve qe lahen ne ujerat e brigjeve tona! sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat