Ju që planifikoni pushime, ja moti në Shqipëri

Shqipëria

Ju që planifikoni pushime, ja moti në Shqipëri

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 07:55
ilustrim

Kthjellime dhe vranësira të lehta do të dominojnë motin në bregdet dhe zonat e ulëta, por me vranësira disi më të dendura paraqiten zonat malore lindore.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që pjesa më e madhe e vendit të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare, përjashtuar zonat verilindore të cilat do të kenë rrebeshe shiu afat-shkurtër.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 grade rritje në të dy vlerat ekstremale të ditës.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat