Makina përmbyset dhe merr flakë në Tiranë

Shqipëria

Makina përmbyset dhe merr flakë në Tiranë

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 08:22
Policia e Tiranes

Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesnate në kryeqytet. 

Një makinë ka humbur drejtimin dhe është përmbysur, duke shkaktuar së paku një person të lënduar.

Aksidenti ndodhi te ura e Kamzës, në rrethana që ende pritet të sqarohen nga policia.

Makina pasi u përmbys me gjithë drejtuesin brenda shpërtheu edhe në flakë, si mund ta shihni në këto foto siguruar nga “Panorama”. Kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat