Kryemadhi: Ne s’kemi frikë të kërkojmë falje

Shqipëria

Kryemadhi: Ne s’kemi frikë të kërkojmë falje

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 13:20
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur mbrëmjen e djeshme para të rinjve të kësaj partie në kampin verorë në Jalë.

Duke folur për situatën në Shqipëri, Kryemadhi u shpreh se vendi ynë është në një udhëkryq, pasi sipas saj ende nuk janë të qarta gjërat.

“Kemi një qeveri që nuk e dimë se ça është sepse ka ministra te PD, ka ministra te PS dhe ministra te LSI. Kemi nje parlament qe do te mblidhet pas disa javësh… pra kemi një situate ku nuk kemi një objektiv, nuk kemi nje qellim”, -tha kryetarja e LSI-së.

Duke folur për LRI-në, Kryemadhi u kërkoi atyre që të jenë aktiv, pasi Shqipëria ka nevojë për ta, e sidomos për një forcë që kujdeset për të varfërit.

“Sot po jetojmë mbi mashtrimin, ashtu si në diktaturë kur mendonim se ishim të luftuar por në fakt ishin të varfër. Ashtu si në ’92, të rinjtë u lipset të mos jenë indiferent por të ngrenë zërin. Ne nuk kemi frikë nga gabimet që kemi bërë kur ishim në qeveri. Ne nuk kemi kompleksin të kërkojmë falje. Të rrëzohesh do të thotë të ringrihesh. Ne sot në pozicionin si opozitë nuk i përsërisim më gabimet por marrim përsipër të bëjmë luftë frontale kundër padrejtësive”, u shpreh kryetarja e LSI-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat