Gjykata rrëzon Prokurorinë për kompjuterin e Haki Çakos

Shqipëria

Gjykata rrëzon Prokurorinë për kompjuterin e Haki Çakos

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 14:16
Haki Çako

Afro një vit pas hetimeve të nisura për përgjime të paligjshme me pajisjen IMSI Catcher të sjellë nga Italia për trajnim të policëve shqiptar, gjykata penale e Tiranës rrëzon kërkesën e prokurorisë për sekuestrimin e të dhënave kompjuterike të gjetura në pajisjet e marra në zyrën e Haki Çakos, Artion Dukës dhe ekspertit të IT-s në polici Ention Xheliljat.

ReportTv ka siguruar ekskluzivisht një kopje të këtij vendimi ku më 24 korrik 2017 gjyqtari Astrit Faqolli ka vendosur të rrëzojë kërkesën e prokurores Anisa Qimili për sekuestrimin e të dhënave kompjuterike që do ti shërbenin këtij hetimit.

Sipas vendimit të gjyqtarit siguruar nga ReportTv sqarohet se prokuroria ka proceduar penalisht Çakon, Dukën dhe Xhelilajn për shpërdorim detyre dhe jo për vepra penale në fushën e teknologjisë së informacionit që do duhej sekuestrimi i të dhënave kompjuterike.

Në qershor të vitit 2016 prokuroria sekuestroi në ambientet e policisë së shtetit dhe përkatësisht në zyrat e Cakos, Dukës dhe Xheliljat pajisjet si më poshtë: : Laptop HP, ngjyrë gri në të zezë, Kompjuter i markës “DELL”, ngjyrë gri në të zezë, CD copë 2, Skaner 3300 C me ngjyrë gri, CD tip “Sony” ngjyrë e bardhë 6 copë, CD tip “Maxell”, ngjyrë e verdhë, CD tip “COMMESH” ngjyrë gri, Ovation systems Video surveillance, Produkt CD-USA një copë, CD – ganna group GG2015 ISS Prague, Kompjuter i markës “DELL” me nr. E140067407071, 23 VP Ë61-ALL INONE, aparaturë me ngjyrë të zezë, poshtë ngjyrë gri, ku është vendosur një fletë me të dhëna H.265 HD i DVR MODEL: NVR-6008PL, POËER: DC 12V.

Janë pikërisht të dhënat e siguruara në këto pajisje që prokuroria kërkon ti sekuestrojë, por është vendimi i gjykatës që ka rrëzuar këtë kërkesë duke bërë të pavlefshëm dhe sekuestrimin fizik të pajisjeve në zyrat e efektivëve të policisë.

Nga ky vendim dhe nga kërkesa e prokurorisë konfirmohet se edhe pas 1 viti prokuroria nuk ka mundur të ekzaminojë pajisjen e dyshuar për përgjime të paligjshme IMSI Catcher, ndërsa më parë në një përgjigje të letër porosisë pala italiane sqaroi se ajo kishte vetëm qëllime studimore.

Afatet hetimore për këtë rast janë drejt fundit ndërsa prokuroria nuk është pajtuar me këtë vendim të gjyqtarit që ka rrëzuar kërkesën dhe më 2 gusht i është drejtuar gjykatës së apelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat