Policia jep arsyet, ja pse iu vihet zjarri pyjeve

Shqipëria

Policia jep arsyet, ja pse iu vihet zjarri pyjeve

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 14:18
Ilustrim

Policia e Shtetit ka informuar mbi numrin e rasteve të referuar në Prokurori për periudhën 1 korrik - 14 gusht 2017, për situatën e zjarreve në vend.

Në lidhje me numrin e rasteve të evidentura nga strukturat vendore të policisë, për ngjarjet e jashtëzakonshme dhe emergjente për situatën e zjarreve në shkallë vendi, dhe referuar në Prokurori si vepra penale për “Shkatërrim i pronës me zjarr” neni 151 i Kodit Penal, rezulton se:

- Janë zbuluar 34 raste zjarrvënie me 35 autorë, (12 autorë janë arrestuar e ndaluar, 19 autorë ndiqen në gjendje të lirë, si dhe 4 autorë janë shpallur në kërkim).

Numri i mjeteve dhe forcave të angazhuara për shuarjen e zjarreve:

- kanë marrë pjesë për eleminimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit 3545 punonjës policie në mbështetje e në bashkëpunim me punonjësit e shërbimit të mbrojtjes nga zjarri, të emergjencave civile, pushtetit vendor  dhe ushtrisë.

Janë angazhuar sipas kërkesës së Prefektëve të qarqeve edhe 80 efektivë të FNSH-së.

Motivet kryesore te zjarrëvënies dyshohet se janë:

- ripërtëritja e kullotave

- personat të cilët kanë marrë në përdorim pyjet, me qëllim shmangien e taksave

- hapje tokash të reja

- përdorimin i granteve për shëndetësim pyjor etj.

Policia ka marrë masa për objektet me risk për të cilat premisat për rënie zjarri, krahas pyjeve dhe kullotave jane te larta. Ato janë 4 subjekte që kanë depo për magazinim të lëndëve piroteknike fishekzjarrë, në Tiranë dhe në Elbasan.

Këto depo kanë marrë edhe vetë masat e sigurise pasi janë të certifikuara nga strukturat e Mbrojtjes ndaj Zjarrit, janë të miratuara nga Komisariatet e Policisë dhe sigurohen me Shërbime Private të Sigurisë të armatosura.

Strukturat e Policisë së Shtetit kanë angazhuar shërbime shtesë me qëllim parandalimin, zbulimin, identifikimin dhe goditjen e autorëve të zjarrëvënies së qëllimshme dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat