Presidenti i skuadrës shqiptare të futbollit flet pas aksidentit me makinë: Falenderoj Zotin që shpëtova

Shqipëria

Presidenti i skuadrës shqiptare të futbollit flet pas aksidentit me makinë: Falenderoj Zotin që shpëtova

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 07:49
Ilustrim

Presidenti i Mamurrasit, Ded Nreca, pësoi ditën e djeshme një aksident automobilistik, por për fat të mirë gjitçka kaloi pa dëmtime fizike.

Në një reagim për “Panorama Sport”, ai tha se ky ishte aksidenti i parë që pësonte.

“Është rasti i parë që pësoj një aksident automobilistik. Falënderoj Zotin që arrita të shpëtoj pa dëmtime fizike nga një përplasje e tillë”, tha presidenti i Mamurrasit.

Presidenti i Mamurrasit, Ded Ndreca, u përfshi ditën e djeshme në një aksident automobilistik pranë qytetit të tij. Ai është përplasur nga një tjetër mjet, por fatmirësisht nuk ka pësuar dëme njerëzore, po vetëm materiale.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të nxjerrë shkaqet e aksidentit. Ndreca prej vitesh është në krye të skuadrës mamurrsake, e cila sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Kategorisë së Dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat