Raporti i ministrave teknikë të PD-së, reagon qeveria

Shqipëria

Raporti i ministrave teknikë të PD-së, reagon qeveria

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 10:21
Kryeministria

"Raporti final i ministrave teknikë mbi zgjedhjet është konsideruar i paligjshëm nga qeveria".

Burime pranë qeverisë i thanë Ora News se raporti mbi zgjedhjet konsiderohet proceduralisht jo korrekt pasi ky raport nuk është diskutuar dhe miratuar në mbledhjen e Task-Forcës

“Zyrtarisht nga qeveria raporti konsiderohet vetëm i ministrave teknik”.

Dje u mësua se ministrat teknikë së bashku me dorëheqjen e tyre kishin bërë gati edhe raportin përfundimtar me gjetjet kryesore për zgjedhjet e 25 qershorit. 

Ministrat në periudhën zgjedhore kishin vërejtur përdorimin e parave të pista, kishin dokumentuar shitblerjen e votës dhe përdorimin e administratës dhe aseteve të saj në favor të partive të maxhorancës. Në raport thuhej gjithashtu se përfshirja e opozitës në qeveri për të monitoruar procesin zgjedhor është praktikë e mirë dhe kjo duhet të ndodhë që nga 1 janari i vitit zgjedhor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat