Vasili: Opozita nuk është çështje numrash, është çështje morali

Shqipëria

Vasili: Opozita nuk është çështje numrash, është çështje morali

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 14:33
Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ishte pjesë e një bashkëbisedimi me të rinjtë dhe të rejat e Lëvizjes Rinore për Integrim në kampin e Jalës, ku ka diskutuar me ta në lidhje me aktualitetin politik në vend, si dhe për mundësitë që të rinjtë kanë të marrin fatet e vendit në dorën e tyre.

Në fjalën e tij, Vasili u shpreh se LSI-a arriti rezultatin e saj më të lartë në zgjedhjet e fundit, por sipas tij, ky rezultat mund të ishte edhe me i mirë nëse nuk do të kishin ndikuar parate e drogës dhe të kriminelëve.

Më tej, Vasili shtoi se “Opozita nuk është çështje numrash, është çështje morali. Nëse je i vendosur qartë, nuk je i shitur dhe i blerë, nuk je i kapur dhe qëndron fort në çështjet parimore, mjaftojnë edhe 10 njerëz ta mbrojnë këtë çështje si duhet dhe ajo bëhet çështje e të gjithëve”.

“Prandaj, në këtë kamping, ju keni mundësinë që jo vetëm të rriteni, por edhe të keni një komunikim me mjaft njerëz me vlera të jashtëzakonshme që janë këtu”, tha Vasili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat