Denar Biba: “Raporti i teknikëve si koment FB”

Shqipëria

Denar Biba: “Raporti i teknikëve si koment FB”

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 15:17
Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhje, Denar Biba

Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhje, Denar Biba me anë të një statusi në faqen e tij në “Facebook”, ka reaguar në lidhje me raportin përfundimtar të zgjedhjeve.

Ai ka thënë se  raporti i ministrave teknikë për zgjedhjet e 25-qershorit është si koment në FB, duke e konsideruar si një zhgënjim këtë raport.

“Raporti i teknikeve si koment FB”

Marreveshja parazgjedhore e dy forcave me te medha politike ne vend, e paprecedent per nga permbajtja, pervec te keqes (se vetme) qe pati pasi relativizoi funksionet e institucioneve publike duke cenuar legjitimitetin e tyre, pati edhe nje sere aspektesh pozitive, nese jemi realiste dhe kuptojme mirefilli nivelin e demokracise ne te cilin gjallojme.

Nje nder to ishte edhe berja pjese e opozites zyrtare ne administrimin e zgjedhjeve.

Per shkak te papjekurise se aktoreve politike pjesemarres, elementet e demokracise procedurale ne Shqiperi – zgjedhjet per Kuvendin me te parat, jane konsideruar vazhdimisht te manipuluara nga cdo humbes respektiv, aq sa zgjedhjet jane kthyer (nder te tjera) edhe ne parodi ku palet nuk ndahen si normalisht ne “fitues” vs. “humbes”, po ne “fitues-hajdut” vs. “humbes-te vjedhur”.

Ne shtetet perendimore, procedurat per rinovimin e kontrates (pergjithesisht 4-vjecare) mes pushtetareve e qytetareve organizohen po nga organe shteterore, struktura te ekzekutivit. Ne demokracite e reja (jo vetem Europiano-lindore por edhe Latino-amerikane), per te rritur besimin mes paleve, kjo detyre iu eshte ngarkuar institucioneve te posacme publike, here te pavarura e kere gjysem te pavarura, te ngjashme me KQZ shqiptare.

Ne ndonje vend, si p.sh. Greqia, me marreveshje kushtetuese, eshte rene dakord prej vitesh qe, 4 muaj perpara zgjedhjeve, 4 ministrite kryesore me ndikim mbi zgjedhjet te kalojne nen drejtimin e ministrave teknike, qe propozohen kryesisht nga opozita.

Marreveshja e 17 majit mes PS e PD tejkaloi cdo precedent ne kete pike, duke shkuar shume pertej 4 ministrive, e madje duke prekur edhe nje institucion te pavarur si KQZ.

Duhet pranuar qe, pavaresia e ketij te fundit gjithmone ka qene e pikepyetur, por ky nuk eshte nje argument i mencur per ta degraduar krejtesisht “dukjen si te pavarur”, sepse edhe dukja vlen, e meriton te vleresohet.

Nga ana tjeter, situata te jashtezakonshme, kerkojne zgjidhje te jashtezakonshme. E tille ishte edhe situata politike ne vend perpara zgjedhjeve, packa se, sic qartesisht rezultoi me pas, pazakonshmeria e saj ishte me shume subjektive sesa pasoje e kushteve objektive.

Sidoqofte, zgjedhjet pa opoziten, ndonese me gjase do te pranoheshin si nga shumica e qytetareve shqiptare, ashtu edhe nga krejt institucionet nderkombetare e shtetet e huaja partnere, ne thelb do te ishin te vesuara, dhe produkti i tyre i cenuar, cka do ta bente te paqendrueshem pushtetin per fituesit, vijimin e reformave te sapo nisura dhe klimen e investimeve ne Shqiperi. Vendi do te futej ne nje periudhe amullie politike e sociale.

Zgjidhja e ketij ngerci te pazakonte, pa asnje dyshim eshte merite e marreveshjes se 17 majit dhe e kontribuesve te asaj marreveshjeje.

Dhenia e disa ministrive e drejtorive me peshe si dhe e drejtimit te KQZ opozites, qetesoi si me magji situaten ne vend(!!!), duke i bere Zgjedhjet per Kuvendin e 2017 me te paqtat ne historine e tranzicionit demokratik shqiptar. Ato siguruan masivisht edhe neutralitetin e administrates publike perkundrejt paleve politike pjesemarrese ne gare.

Duke pasur parasysh gjithe sa me lart, cilesite individuale te disa prej ministrave teknike si dhe kohen vertet te gjate qe ata i dhane vetes pas perfundimit te zgjedhjeve (te tepruar per disa, nese kemi parasysh qe misioni i tyre i vetem ishte sigurimi i opozites se qeveria nuk po i manipulon zgjedhjet), Raportin e tyre mbi zgjedhjet po e prisja me kersheri te larte qytetare dhe me interes akoma me te larte profesional.

I kisha krijuar vetes nje pritshmeri te ngjashme me ate per raportin e OSBE- ODIHR, pasi kapacitetet i prezumova te ngjashme.

Raporti me ne fund doli dhe, pa e tepruar fare, gjykoj qe eshte siperfaqesor dhe larg asaj cfare realisht prisja. Shume ndryshe nga modeli i OSBE-ODIHR (i cili, do te duhej te kishte qene referim absolut per hartuesit si per nga metodologjia ashtu edhe permbajtja), raporti me rezulton thjesht narrativ; ai nuk jep as prova e nuk ofron as analiza te fenomeneve te pretenduara. Rrjedhimisht nuk siguron as propozime per zgjidhje realiste. Me shume sesa nje raport mbi zgjedhjet, ky me ngjason me nje koment te njeanshem per to. Afermendsh, veshtire te ndodhte ndryshe, ne nje kohe kur opozita nuk beri asnje ankim serioz as ne media e as ne KQZ apo ne Kolegjin Zgjedhor. Si kurre ndonjehere!

A thua keto ishin zgjedhjet me te mira?!

Fatkeqesisht, ky raport u shnderrua ne aktin final te te gjithe asaj tragjedi-komedie qe i parapriu zgjedhjeve te fundit. Nje finale po aq e dobet sa edhe shfaqja.
Sinqerisht per te ardhur keq, pasi ishte rast i shkelqyer kur, individe tekniciene te mund te “zhgenjenin” per mire, duke tejkaluar kufizimet e politikaneve pas tyre.

SHENIM:

per korrektese ndaj lexuesit, me duhet te pranoj se edhe komenti im nuk eshte gjithashtu “nje analize e thelluar” mbi raportin ne fjale, por ky eshte edhe dallimi mes nje komenti ne FB e nje Raporti zyrtar mbi zgjedhjet dhe, mbi te gjitha, une nuk harxhova 2 muaj te paguara nga taksat e publikut per te shkruar keto radhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat