Kontrolle për bombolat e gazit, gjobiten 50 subjekte

Shqipëria

Kontrolle për bombolat e gazit, gjobiten 50 subjekte

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 17:20
Ilustrim

50 gjoba janë vendosur nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial, kryesisht ndaj subjekteve turistike që nuk kanë zbatuar kushtet teknike për përdorimin e gazit.

Bëhet e ditur se gjobat variojnë nga 500 mijë deri në 1 milion lekë dhe kontrollet janë ushtruar në hotele restorante.

Pas ngjarjeve të fundit ku si pasojë e shpërthimit të bombolave në subjekte që ushtrojnë aktivitet turizmin  ka pasur viktima, Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka nisur kontrolle intensive dhe  ka vendosur 50 gjoba gjatë muajit korrik.

ISHTI ka njoftuar se kontrollet janë fokusuar kryesisht në përmbushjen e kushteve të përdorimit të bombolave nga hotelet dhe restorantet, por pa lënë pas edhe subjektet që merren me tregtimin e gazit.

Ndërkohë shuma e gjobave që janë vendosur variojnë nga 500 mijë deri në 1 milion lekë.

Sipas ISHTI-t, shumica e subjekteve të gjobitura ushtrojnë aktivitetet e tyre në bregdetin e jugut si në Himarë, Dhërmi, Borsh e Llogara ku numërohën 7 subjekte të gjobitura.

Një sërë gjobash janë vendosur edhe për pikat e tregtimit të gazit të cilat ushtrojnë aktivitet të mbushjes së bombolave të GLN-së për përdorim familjar në kundërshtim me ligjin si dhe për mungesë dokumentacioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat