Raporti i plotë, ministrat teknikë pranojnë dështimin, ja si u blenë votat

Shqipëria

Raporti i plotë, ministrat teknikë pranojnë dështimin, ja si u blenë votat

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 18:26
Ministrat teknikë

Ka dalë raporti i plotë i 7 ministrave teknike, që monitoruan fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 qershorit.

Në këtë përmbledhje raporti, të publikuar nga “Balkanweb” tregohet se ministrat e zgjedhur nuk kanë mundur të mos lejojnë parregullsi në procesin zgjedhor të 25 qershorit.

Shitblerja masive e votës, mbështetja e partive të mazhorancës nga grupe kriminale dhe bashkëpunimi i tyre me policinë, janë elementë që evidentohen në raportin e plotë që siguron

“Janë angazhuar në mënyrë masive burime të dyshimta financiare në shit-blerjen e votës nga subjekte politike të mazhorancës ose persona të lidhur me këto subjekte, ndërkohë që Drejtoria e Paranadalimit dhe Pastrimit të Parave nuk ka raportuar raste të tilla.

Janë angazhuar grupime të njohura kriminale në mbështetje të subjekteve politike të mazhorancës në fushatën elektorale veçanërisht në qarqet Durrës, Shkodër, Lezhë, Dibër, Elbasan, Tiranë, Berat, Fier dhe Gjirokastër.

Punonjës të Policisë së Shtetit kanë mbështetur subjekte elektorale të mazhorancës në bashkëpunim me elementë kriminalë,” shkruhet në raport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat