25 qershori - Mandija hedh poshtë pretendimet e Qeverisë për raportin

Shqipëria

25 qershori - Mandija hedh poshtë pretendimet e Qeverisë për raportin

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 22:14
Ledina Mandija

Zv/kryeministrja teknike e dorëhequr tashmë, Ledina Mandija, nuk është dakord aspak me pretendimin e qeverisë se raporti i Ministrave teknikë për zgjedhjet e 25 qershorit është jo korrekt dhe antiligjor.
Në një reagim për Ora News, zv.kryeministrja ka vënë në dispozicion dokumentet përcjellëse të raportit që Kryeministria ka firmosur dhe protokolluar dy ditët e fundit nga vetë Protokolli i Këshillit të Ministrave, ç’ka sipas zonjës Mandija rrëzon tezën se raporti është jo legjitim dhe i pazyrtarizuar.

Në 4 dokumentet e vëna në dispozicion, rezulton se nga një kopje e raportit i është përcjellë koalicionit të vëzhguesve vendorë, Ministrave si dhe të gjtiha subjekteve zgjedhore, në datën 17 gusht 2017, me numër protokolli 4426.

Gjithashtu, me të njëjtin numër protokolli, përmbledhja për zgjedhjet e 25 qerhorit u është përcjellë përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe mban datën 16 gusht.

Në këtë mënyrë, sipas zv.kryeministres Mandija, firmosja dhe përcjellja zyrtare e kësaj përmbeldheje, tregon të kundërtën e asaj që pretndon qeveria.

Gjithësesi pritet që në 27 gusht, Partia Socialiste të mbledhë Asamblenë e saj, ku do të diskutohen zgjedhjet e 25 qershorit, por po ashtu dhe strategjia për mandatin e dytë qeverisës.

Qeveria më herët e cilësoi raportin e Ministrave teknikë për zgjedhjet e 25 qershorit si jo korrekt dhe të paligjshëm.

Kjo me argumentin se nuk eshte diskutuar dhe miratuar ne mbledhjen e task-forces sipas parashikimeve te VKM, e cila e legjitimoi këtë task-force dhe percaktoi funsionet e saj në zbatim të marrëveshjes Rama-Basha.

Burimet pranë qeverisë bëjnë të ditur se task forca esht krijuar mbi bazen e nje VKM, dhe ne perberje është më e gjerë se sa Ministrat teknikë.

Ndaj dhe argumentohet se cdo pikë duhej te diskutohej votohej ne task-force. Po fakti që ky raport nuk është diskutuar në pjesëmarrjen e plotë, sipas qeverisë, e bën të paligjshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat