Operacioni - VIVA për të dytën ditë rradhazi në betejë me flakët në Voskopojë

Shqipëria

Operacioni - VIVA për të dytën ditë rradhazi në betejë me flakët në Voskopojë

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 23:06
zjarre

Emergjencat Civile në bashkëpunim me Viva Helikopters kanë vijuar për të dytën ditën radhazi operacionin për shuarjen e flakëve në zonën mes fshatrave Lekas dhe Voskopojë. Zjarri është përhapur në të gjithë masivin e pyjeve, duke i vënë ato në rrezik, ndaj helikopterët VIVA nuk e kanë ndalur për asnjë moment luftën e tyre me flakët.

Ndërhyrja nga ana e kësaj kompanie është realizuar pas kërkesës urgjente që Drejtoria e Përgjithshme të Emergjencave Civile i ka bërë Viva Helikopters, për të dhënë kontributin e saj për shuarjen e zjarrit. Në shkresën që emergjencat i dërguan VIVA-s thuhet se zjarri ka rënë në vendin e quajtur “Përroi i Qershisë” mes fshatrave Lekas e Voskopojë dhe ka përhapje në një sipërfaqe të madhe, duke rrezikuar kështu të gjithë zonën pyjore.

VIVA vijon bashkëpunimin me Emergjencat Civile, shërbimet zjarrfikëse dhe Forcat e Armatosura në këtë situtatë të vështirë në të cilën ndodhet vendi me 5 vatra aktive zjarri. Helikopterët VIVA vijojnë të jenë në misionet e tyre për fikjen e zjarreve në të gjithë territorit të vendit.

Gjatë verës, VIVA Helikopters është angazhuar me Emergjencat Civile dhe autoritetit e tjera për të kryer ndërhyrje për vënien nën kontroll të situatës. Më shumë se 200 orë fluturimi; misione të kryera në të gjithë vendin dhe qarqet më problematike për të minimizuar dëmet në zona e mbrojtura, pyje, e banesa. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat