Meta shpreh ngushëllimet për viktimat e terrorizmit në Barcelonë

Shqipëria

Meta shpreh ngushëllimet për viktimat e terrorizmit në Barcelonë

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 13:58
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet për viktimat më të fundit të akteve të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm që goditën dje Barcelonën, një prej qendrave më të mëdha e të rëndësishme evropiane.

“Presidenti Meta i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve që humbën njerëzit e tyre të afërt në këto akte barbare terroriste, si dhe uron shërim sa më të shpejtë të të lënduarve”, thuhet në letrën ngushëlluese të Metës.

Në të njëjtën kohë, Presidenti Meta shpreh solidaritetin e Shqipërisë dhe popullit shqiptar me autoritetet dhe popullin spanjoll në luftën kundër terrorizmit dhe kapërcimin e kësaj situate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat