Mandija çon në Prokurori 3600 lëvizjet në administratë gjatë fushatës zgjedhore

Shqipëria

Mandija çon në Prokurori 3600 lëvizjet në administratë gjatë fushatës zgjedhore

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 13:59
Zëvendëskryeministrja, Ledina Mandija

Zëvendëskryeministrja, Ledina Mandija, me anë të një deklarate ka bërë të ditur se ka çuar në Prokurori lëvizjet në administratë gjatë periudhës së fushatës zgjedhore.

Gjatë fushatës zgjedhore sipas të dhënave zyrtare nga ana e organeve tatimore  janë kryer rreth 3600 lëvizje të burimeve njerëzore në administratë publike në kundërshtim me nenin 88 të Kodit

Zgjedhor. Në të gjitha rastet e verifikuara nga Task Forca ka rezultuar që vetdeklarimet nga institucionet e monitoruara kanë qenë të rreme. Kjo çështje është adresuar në Prokurori që në fillim të muajit korrik nga ZV/Kryeministri, por rezultoi që zyra e protokollit të Kryeministrisë pa shkak të ligjshëm nuk e kishte dërguar pranë këtij organi. Pas sqarimit, përfundimisht zyra e protokollit e dërgoi dje  duke i hapur rrugë hetimeve të mëtejshme nga ana e organit të Prokurorisë.

Shqetësimi  rreth punësimeve të bëra nga  institucionet shtetërore, ministritë, shoqëritë me kapital 100% shtetëror që janë varësi e ministrive, bashkive për periudhën 25 maj deri me 22 qershor, u ngrit në mbledhjen e pestë të Task Forcës

Referuar informacione të ardhura nga Drejtoria e  përgjithshme e Tatimeve,  Task Forca verifikoi punësimin gjatë periudhës zgjedhore të  3580 punonjësve së administratës të bërë në kundërshtim në kundërshtim ne nenin 88 të Kodit Zgjedhor, me Urdhrin të Kryeministrit nr.65 si dhe me  Vendimin nr.473 të Këshillit të Ministrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat