Zjarr i fuqishëm në aksin Fier-Levan, bllokohet qarkullimi i mjeteve

Shqipëria

Zjarr i fuqishëm në aksin Fier-Levan, bllokohet qarkullimi i mjeteve

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 18:05

Një zjarr i fuqishëm ka rënë pasditen e sotme në Levan të Fierit. Bëhet e ditur se flakët kanë arritur në rrugën kryesore Fier-Levan, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve që lëvizin në të dyja kahet.

Policia ka deklaruar se si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe me shkurre dhe pemë. Gjithashtu mësohet se për shkak të flakëve dhe tymit, automjetet e kanë të pamundur të qarkullojnë.

Ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e zjarrit. Ndërkohë forca zjarrfikëse në vendngjarje dhe policia po punojnë për shuarjen e flakëve dhe normalizimin e qarkullimit të mjeteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat