Rrahu gruan në spital/ Burri e akuzon për tradhti, por gruaja thotë se…

Shqipëria

Rrahu gruan në spital/ Burri e akuzon për tradhti, por gruaja thotë se…

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 08:31
Ilustrim

Një i ri ka ushtruar dhunë mbi bashkëshorten e tij, ndërsa gjendej për të marrë ndihmë mjekësore në spital, pasi dyshonte se bashkëshortja kishte lidhje jashtëmartesore. “I tërbuar” nga xhelozia, 29- vjeçari Gjani Brozi ka rrahur bashkëshorten në prezencë të mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur brenda urgjencës në Spitalin e Durrësit duke e kthyer atë në një ring boksi, pas sherrit mes çiftit të bashkëshortëve. Për pasojë është krijuar një situatë e pakëndshme, jo vetëm te personeli, por edhe te pacientët që kishin ardhur për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas Policisë, Gjani Brozi, 29 vjeç, banues në Durrës, në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës, për motive xhelozie ka ushtruar dhunë fizike duke goditur bashkëshorten e tij, shtetasen E. L., 29 vjeçe.

Pas ngjarjes, policia ka vënë në pranga shtetasin Gjani Brozi, i cili do të akuzohet për dhunë në familje. “Gjani Brozi, 29 vjeç, në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës, për motive xhelozie ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur bashkëshorten e tij, shtetasen E. L., 29 vjeçe”, njofton Policia.

Burime nga Policia thanë se 29-vjeçari kishte shkruar në spital të mjekonte dorën, pasi e kishte lënduar gjatë një përplasjeje me bashkëshorten në ambientet e shtëpisë pak minuta më parë dhe shoqërohej në urgjencë nga gruaja e tij.

Në ambientet e urgjencës së spitalit mes tyre ka plasur sërish sherri, pasi burri e akuzon se ajo ka një lidhje dashurie të fshehtë. Pas debatit, Brozi e ka rrahur në ambientet e spitalit.

Është dashur ndërhyrja e personelit të spitalit dhe rojeve të sigurisë për të normalizuar situatën, e cila krijoi panik dhe gjendje tensioni te pacientët e tjerë që ndodheshin aty për të marrë ndihmë mjekësore.

Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërriti policia që bëri të mundur arrestimin e burrit dhunues, ndërsa lëshoi urdhër mbrojtjeje për bashkëshorten e tij.
Grupi hetimor nisi punën për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa ka marrë dëshmitë e çiftit që u përlesh në ambientet e spitalit. Ata kanë deklaruar se marrëdhënia e tyre ishte tensionuar, pasi bashkëshorti dyshonte se e shoqja kishte lidhje intime jashtëmartesore.

GRUAJA
Bashkëshortja e 29-vjeçarit Gjani Brozi, i arrestuar nga uniformat blu, gjatë dëshmisë së dhënë para policisë ka mohuar pretendimet e tij. 29-vjeçarja E.L. është shprehur se dhunohet sistematikisht nga burri i saj, i cili shpeshherë kthehej në shtëpi në gjendje të dehur dhe ishte kthyer në vartës të alkoolit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat