Të ardhurat nga TVSH-ja në Shqipëri llogariten 78,284 milionë lekë

Shqipëria

Të ardhurat nga TVSH-ja në Shqipëri llogariten 78,284 milionë lekë

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 11:16
Ilustrim

Të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar gjatë shtatëmujorit të parë të këtij viti llogariten 78.284 milionë lekë nga 74.104 milion lekë që u mblodhën 7- mujorin e parë të vitit 2016.

Sipas raportit mbi treguesit fiskal të 7-mujorit të ardhurat nga TVSH-ja e arkëtuar janë realizuar në vlerën 84.973 milionë lekë, ose 6.063 milionë lekë më shumë se 7 mujori i vitit 2016.

TVSH-ja e rimbursuar gjatë shtatëmujorit të parë të vitit, sipas të dhënave, llogaritet 6.689 milion lekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat