Rrëfimi prekës i italianit për sulmin në Barcelonë: Nuk mund të mbyll më sytë, shoh gjithë atë gjak

Shqipëria

Rrëfimi prekës i italianit për sulmin në Barcelonë: Nuk mund të mbyll më sytë, shoh gjithë atë gjak

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 13:04
Gennaro Taliercio

Teksa flet me zë të ulët dhe duke lëvizur kokën, 33-vjeçari nga Napoli Gennaro Taliercio, rrëfen tmerrin që përjetoi në Barcelonë, ku një person me furgon hyri në mes të një turme dhe la të vdekur 13 persona.

“Po ecja në fillim të rrugë Rambla kur furgoni doli papritur dhe na erdhi nga pas. Fillimisht përplasi një të moshuar që ishte pranë meje. Është një mrekulli që unë jam këtu”, shprehet ai.

Ishte vetëm me pushime në Katalonjë, për pak ditë relaks para se të kthehej në punë, por u kthye në Itali para kohe.

“Jam i shkatërruar. Nuk fle natën, nuk besoj se do të mund të arrij që ta harroj. Kam parë shumë gjak”, thotë Gennaro Taliercio për R.it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat