Lamtumirë të nxehtit afrikan, rikthehen stuhitë e shiut dhe erës

Shqipëria

Lamtumirë të nxehtit afrikan, rikthehen stuhitë e shiut dhe erës

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 08:49
ilustrim

Kjo është fundjava e fundit me temperatura përvëluese.

Duke filluar nga pasditja e së dielës i nxehti afrikan do t’ia lërë vendin stuhive të erës e shiut.

Moti i keq do të prekë kryesisht zonat e ulëta dhe ato perëndimore.

Edhe paraditen e së hënës priten stuhi si ajo e disa ditëve më parë ne Divjake, ku era e fortë rrëzoi pemë dhe shtylla elektrike.

Prishja e motit do të sjellë edhe rënie të temperaturave deri në 32 gradë.

Por ata që ende nuk i kanë përfunduar pushimet, nuk duhet të frikësohen pasi kjo situatë  do të zgjasë deri të mërkurën ku do të ketë një rritje të lehtë të temperatura duke e mbyllur gushtin në temperatura 36 gradë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat