Rikthimi i vizave, Manjani: Politika e ka menderosur, Rilindja e Ramës si Enveri

Shqipëria

Rikthimi i vizave, Manjani: Politika e ka menderosur, Rilindja e Ramës si Enveri

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 13:23
Ylli Manjani

Lajmin e mediave holandeze për rikthimin e sistemit të vizave për qytetarët shqiptare e komenton edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Manjani shkruan se politika e derisotme e ka menderosur aq shumë sa njerëzit duan diktaturën më shumë se demokracinë, sipas tij Enver Hoxhën nuk e ngjallim dot ndaj u krijua Rilindja e Edi Ramës.

Në një kohë kur shqiptarët janë të zhgënjyer nga politika në vend nuk u intereson fakti nëse do u duhen apo jo viza për në Evropë.

Statusi i plotë

Do rikthehen vizat?!

Normal, përderisa 31% e jona duan diktaturë dhe 50% nuk janë më të bindur në demokraci. Ky është sondazhi i BERZH.

Pra e thënë më thjeshtë 50% e jona nuk do të ketë as pasaportë, ndaj s’ka asnjë kuptim më VIZA! Si me vizë si pa vizë pa-pasaportsi nuk ka asnjë interes….

Në këtë pikë, nuk ka më asnjë justifikim! Argument jo e jo! Politika e derisotme e ka menderosur aq shumë sa njerezit duan diktaturën më shumë se demokracinë…

Nuk ka dyshim që këtu e ka bazën spekulative grupi politik i Rilindjes! Ky është grupi që kuptoi më mirë se si fitohen zgjedhjet në këto kushte.

Ky është grupi në i aftë për të vendosur diktaturën që do populli pa pasaportë (që skanë fare ose se përdorin). Të tjerët që e përdorin po ikin, nga sytë këmbët!

Sidoqoftë Rilindja ja arriti qëllimit! Ja arriti të ngulisë mirë idenë se “më mirë me Enver Hoxhën, sesa me demokracinë”… Natyrisht Enverin skemi ku ta marrim, ndaj u krijua Rilindja.

Ta gëzojmë!

Sna ka faj Hollanda

P.s. Për ata 31% dua tu kujtoj se me çfarë e fshinin b….! Se letra higjenike nuk njihej…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat