Rama thirrje qytetarëve: Edhe një javë kohë për...

Shqipëria

Rama thirrje qytetarëve: Edhe një javë kohë për...

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 13:43
Kreu i ekzekutivit Edi Rama

Kreu i ekzekutivit Edi Rama u bën thirrje qytetarëve të Shqipërisë që të bëhen pjesë e bashkëqeverisjes.

Rama njofton se ka edhe një javë kohë për të aplikuar, duke bërë publike edhe kriteret.

ZYRA E RE E BASHKEQEVERISJES (6)
Edhe nje jave per te aplikuar! Numri i aplikimeve per t'u punesuar ne Zyren e Bashkeqeverisjes me Qytetaret eshte sot 275

Falenderojme te interesuarit per aplikimet e tyre sipas kerkesave te aplikimit, per te cilin rikujtojme se kerkohet Leter Motivimi (pse dua te punoj ne kete zyre) + CV + 2 letra rekomandimi te kandidatures (nga ish-dekane ose pedagoge te fakultetit ku aplikanti ka kryer studimet; punedhenes te meparshem; figura te respektuara te komunitetit ku aplikanti ka banuar apo banon aktualisht). Perndryshe aplikimi konsiderohet i pavlefshem.

Aplikimet jane te hapura deri ne 27 gusht.

Te gjithe ata qe lexojne per here te pare per kete zyre te posaçme, e cila do te ngrihet menjehere me krijimin e qeverise se re, mund te marrin nje informacion te plote ne postimin nr.1 me te njejtin titull.

Faleminderit.

Grupi i Punes per ngritjen e Zyres se Bashkeqeverisjes

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat