A kërkoi Holanda rikthimin e vizave për shqiptarët, flet drejtoresha e Kufirit

Shqipëria

A kërkoi Holanda rikthimin e vizave për shqiptarët, flet drejtoresha e Kufirit

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 13:45
Drejtoresha e Përgjithshme e Kufirit dhe Migracionit, Aida Hajnaj

Drejtoresha e Përgjithshme e Kufirit dhe Migracionit, Aida Hajnaj reagoi në lidhje me lajmin e kërkesës së qeverisë holandeze për rikthimin e vizave ndaj shqiptarëve.

Ajo është shprehur se nuk ka pasur asnjë ankesë nga pala holandeze për problematika të shtetasve shqiptarë që udhëtojnë apo qëndrojnë në këtë shtet në kuadër të marrëveshjes Shengen.

Ajo nënvizoi se në bashkëpunim me palën holandeze do të punohet për evidentimin e rasteve të përfshirjes në veprimtari kriminale të shtetasve shqiptarë në Holandë.

 E pranishme për një inspektim në doganën e Kakavijës drejtuesja e policisë kufitare garantoi marrjen e masave maksimale për shmangien radhëve në kufi për emigrantët që kthehen në Greqi pas përfundimit të pushime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat