Zbulohen se kush janë ‘skifterët’ e plazhit të Shëngjinit

Shqipëria

Zbulohen se kush janë ‘skifterët’ e plazhit të Shëngjinit

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 14:22
Shëngjini

Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy persona, të cilët akuzohen se kanë vjedhur në zonën e plazhit në Shëngjin.

Po ashtu, bëhet e ditur se një tjetër është shpallur në kërkim, ndërsa edhe një i mitur është proceduar në gjendje të lirë.

Të arrestuarit janë P.D. 14 vjeç, me precedent të mëparshëm penale banues ne Lezhë, si dhe B.Ç. 16 vjeç, banues në Lezhë.

U shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e M.P. 16 vjeç,  si dhe është proceduar në gjendje të lirë edhe E.Gj. 15 vjeç, të dy banues në Lezhë.

Nga veprimet hetimore të kryera ,është arritur të dokumentohet autorësia e disa vjedhjeve të ndodhura në plazhin e Shëngjinit , ku ka rezultuar se ata në bashkëpunim me njëri - tjetrin  janë autor të kryerjes së tyre.

Konkretisht :

- Më  datë 18.08.2017,  në Shëngjin,  i kanë vjedhur 600 euro, 7000 lekë dhe dy telefona celular shtetasit A.B..

- Më datë 16.08.2017, në plazhin e Kunes -  Shëngjin, i kanë vjedhur  1140 dollar, 130 euro, 24.000 lekë, tre telefona celular dhe dokumente të ndryshme shtetasit A.B.

- Më datë 10.08.2017,  në Shëngjin, kanë tentuar të vjedhin fenerin e mjetit BMË në pronësi shtetasit D.S..

- Më datë 02.08.2017, në plazhin e Shëngjinit i kanë vjedhur 100 euro, 4000 lekë dhe një telefon celular Samsung, shtetasit  A.V.

Materialet procedurale - hetimore,  i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër ,  (Seksionit për të mitur) për  veprën penale "Vjedhja ' e kryer në bashkëpunim".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat