Berisha sulmon Ramën: Në Shqipëri vrasje, therje dhe drogë, timonieri lëpinë tepsinë!

Shqipëria

Berisha sulmon Ramën: Në Shqipëri vrasje, therje dhe drogë, timonieri lëpinë tepsinë!

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 14:28
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me situatën më të fundit në Shqipërisë, ku vetëm dy ditët fundit ka pasur disa vrasje, drogë plagosje me thikë.

Përmes një postimi në profilin e tij në ‘Facebook’, Berisha thotë se edhe pse në Shqipëri krimi po lulëzon, kreu i qeverisë Edi Rama e ka mendjen tek pushteti.

Reagimi i Berishës:

Nje miredita per timonierin nga qytetari dixhital! sb

"Pershendetje doktor,Vrasje,therje,atentate,krim,droge jane lajmet e dites se sotme per Shqiperine Norieges sot ndaj dhe desha te ia percjelle si miredita ne vend te miremengjesit te tij timonierit te tepsise!

Keshtu sot njoftojet per vrasje te dyfisht ne Tirane,therje me thike ne Tirane vrasje ne Ksamil,kapen nga policia italiane skafi nje tone droge dhe tre skafist shqiptare.Kurse timonieri lepine tepsine!!"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat