Raporti: Ja ministritë dhe institucionet ku u punësuan 3600 personat në prag të zgjedhjeve

Shqipëria

Raporti: Ja ministritë dhe institucionet ku u punësuan 3600 personat në prag të zgjedhjeve

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 15:26
Ledina Mandija

Mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrave teknikë vijon debati për raportin e publikuar prej tyre dhe në lidhje me dorëheqje. Dy ditë pasi publikimit të raportit për zgjedhjet, zëvendëskryeministrja Ledina Mandija ka paraqitur një raport të detajuar mbi punësimet në administratën shtetërore gjatë fushatës së zgjedhjeve të 25 qershorit. Në dokumentin, i cili tashmë është dorëzuar në prokurori rezulton Ministria e Brendshme rezulton institucioni me numrin më të lartë të kontratave me 83 persona. Justifikimi për punësimin e këtyre personave është ngarkesa në sezon vere thuhet në dokument. Më pas renditet ministria e Drejtësisë me 62 punësime nga të cilët 42 janë bërë në agjencinë e Trajtimit të Pronave dhe janë justifikuar me ngarkesën e punës në trajtimin e dosjeve.

Një numër të konsiderueshëm punësimesh janë bërë edhe në ministrinë e Zhvillimit Urban si dhe në ministrinë e Financave. Vlen të theksohet se ministria që ka pasur më pak të punësuar gjatë periudhës së zgjedhjeve ka qenë ministria e Zhvillimit Ekonomik e cila ka realizuar vetëm 6 të tilla. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike duket se ka numrin më të lartë të punësimeve në këtë periudhë me rreth 330 persona. 53 Bashkitë dhe ndërmarrjet nën varësinë e tyre kanë punësuar 298 punonjës. Sipas raportit të dorëzuar nga ministrat teknikë nga konstatimet të gjitha këto punësime. Në prefektura numri i punësimeve mbetet i vogël edhe pse jo të gjitha institucionet në rang vendi kanë raportuar për këtë çështje. Por raporti është konsideruar politik prej kryeministrit Rama. Edhe pse e ka cilësuar abuziv dokumentin, Rama ka falënderuar teknikët për bashkëpunimin ndërsa në përfundim u ka uruar dhe suksese në jetë.

Dorëheqja

Ministrat e dorëhequr teknikë do të vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë. Zv/kryeministrja Ledina Mandia thotë se do të mbajnë postet e tyre ashtu siç e parashikon kushtetuta deri në zëvendësimin e tyre nga parlamenti. Mandia nuk pranon që ajo dhe 6 ministrat teknikë kanë dështuar në misionin e tyre për të garantuar zgjedhjet e lira, pasi sipas saj me përfshirjen e tyre në qeveri gjatë procesit zgjedhor janë frenuar shumë fenomene që cenonin standardet e zgjedhjeve edhe pse thotë së janë minimale. Zv/kryeministrja e dorëhequr teknike hedh poshtë akuzat e kryeministrit sipas te cilit raporti përmbledhës i të propozuarve të Bashës në qeveri për zgjedhjet, është hartuar pikërisht në zyrën e këtij të fundit. Qëndrimin për 3 muaj në postet e tyre edhe pse marrëveshja politike parashikonte që detyra e tyre përfundonte me përfundimin e zgjedhjeve, Mandija e justifikon zvarritjen e raporteve monitoruese nga ministri dhe institucionet e tjera.

Pavarësisht se thotë se gjatë mandatit të tyre monitorues në qeveri, iu janë vendosur një sërë barrierash, Mandija e cilëson si eksperiencë të vlefshme përfshirjen e ministrave teknikë që sipas saj teknikisht mund të vleje për tu aplikuar edhe në të ardhmen. Ndërsa në një konferencë për mediat zv.kryeministrja teknike Ledina Mandija i është kundërpërgjigjur deklaratës së kryeministrit Rama, i cili e konsideronte të njëanshëm dhe jo profesional raportin e ministrave teknikë për zgjedhjet e 25 qershorit. “Task Forca ka pasur për qëllim monitorimin e të gjithë institucioneve, të cilat kanë raportuar rregullisht dhe saktë gjatë gjithë procesit zgjedhor në task-force. Dua të sqaroj edhe se faktet,  të dhënat, raportimet gjatë procesit elektoral mund mos të jenë të pëlqyeshme nga subjekte të ndryshme elektorale kjo nuk e bën këtë raport të anshëm apo jo legjitim. Ministrat janë penguar në punën e tyre nga zyrtarë të lartë në hierarkinë shtetërore apo edhe persona të tjerë politikë. Ky konkluzion u arrit jo vetëm në këtë raport por edhe nga vetë zhvillimet e përditshme që kane ndodhur gjatë procesit zgjedhor. Task forca nuk mund te mblidhej më në fund të procesit zgjedhor. Informacionet mendojmë se do të shërbejnë për institucionet e drejtësisë. Unë kam bërë takime me partnerë ndërkombëtarë, dhe u kam dorëzuar raportin në fjalë. Partnerët ndërkombëtare pas zgjedhjeve kërkuan që të përmblidhen të gjitha informacionet dhe ngjarjet e ndodhura në një raport final. Misioni i ministrave nuk ishte komplet i dështuar, ndoshta ishte i dështuar për të garantuar totalisht një proces të lirë zgjedhor për votuesit”, tha Mandija. Megjithëse ajo dhe 6 ministrat teknikë kanë dorëzuar dorëheqjet të cilat iu janë pranuar, Mandija tha se ministrat do të vijojnë punën dhe funksionet kushtetuese derisa të zëvendësohen nga ministrat e rinj te kabinetit Rama 2. “Detyra nuk braktiset në asnjë rast puna vijon derisa të çlirohemi nga përgjegjësia që e kemi marre nga votëbesimi ne parlament,” u shpreh Mandija.

Ministria e Brendshme 83 punësime

Ministria e Drejtësisë 62 punësime

Ministria e Zhvillimit Urban 43 punësime

Ministria e Financave 39 punesime

Ministria e Shëndetësisë 36 punësime

Ministria e Bujqësisë 16 punësime

Ministria e Mbrojtjes 14 punesime

Ministria e Mirëqënies Sociale 12 punësime

Ministria e Arsimit dhe Sportit 11 punesime

Ministria e Transporteve 11 punesime

Ministria e Jashtme 11 punesime

Ministria e Zhvillimit Ekonomik 6 punësime

OSHEE  330 Punësime

Bashkitë dhe ndërmarrjet e tyre 298 punonjës

Prefekturat 6 punësime

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat