Zjarr në Mirditë, banorët në alarm: Jemi në rrezik, na ndihmoni

Shqipëria

Zjarr në Mirditë, banorët në alarm: Jemi në rrezik, na ndihmoni

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 16:10
Ilustrim

Vijon operacioni në fshatin Orosh në zjarrin pranë një pylli me pisha, ndërsa flakët rrezikojnë disa banesa.

Zjarri ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me ferra dhe shkurre, ndërsa banorët kërkojnë ndihmë për shuarjen e flakëve.

 “Janë 5-6 banesa që rrezikohen nga zjarri. Nuk ka ndërhyrë askush nga ajri, sipërfaqja që po digjet nga flakët është e madhe. Jemi në rrezik, kërkojmë ndihmë” shprehet një banor i zonës, Ndue Gjoka për Report Tv.

 Emergjencat Civile deklarojnë se zjarrfikësit me mjete janë mbështetur edhe nga forca ushtarake dhe forca të bashkisë për të shuar zjarrin, por banorët japin alarmin për rrezikun nga zjarri.

 Në të gjithë vendin janë shënuar 10 vatra zjarri, ndërsa në disa zona situata paraqitet problematike duke rikthyer situatën e vështirë të fillimit të gushtit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat