Fluks i madh automjetesh në hyrje e dalje, ja situata në Kakavijë

Shqipëria

Fluks i madh automjetesh në hyrje e dalje, ja situata në Kakavijë

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 16:27
Ilustrim

Drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Emigracionin në Policinë e Shtetit, Drejtuese e Lartë Aida Hajnaj, ka kryer sot një inspektim në pikën e kalimit kufitar Kakavije, për krijimin e lehtësirave ligjore, me qëllim shmangien e radhëve të gjata të shtetasëve në hyrje e dalje.

Ndërkohë, raportohet fluks i madh në dalje dhe në hyrje në Kakavije. Sipas informacioneve, gjatë 12 orëve të fundit mbi 7500 shtetas dhe 2600 mjete kanë dalë dhe mbi 4600 shtetas e 730 mjete kanë hyrë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kakavije.

Policia Kufitare Kakavije po punon me procedura të përshpejtuara, me 9 sportele në dalje e 5 në hyrje. Policia Kufitare po mban kontakte të vazhdueshme me Policinë Greke për përballimin e fluksit të lartë.

Edhe Policia Greke po shton në maksimum sportelet. Për shkak të ngarkesës së madhe Policia sugjerohet shfrytëzimi i pikave të tjera të kalimit si Tre Urat e Qafë Botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat